Agjenci marketingu në Tiranë

Tërhiqni klientë me fushata që sjellin rezultate të prekshme

Ju ndihmojmë të gjendeni në Google, të promovoni shërbimet dhe të merrni më shumë kërkesa. Ne përgatisim faqen, reklamat dhe postimet që i duhen biznesit tuaj.

  • Më shumë mundësi për shitje
  • Më pak punë për ekipin tuaj
  • Plan sipas buxhetit
  • E dini çfarë po merrni
Ekip marketingu që analizon rezultatet e një fushate.

Klientët t’ju gjejnë, t’ju njohin dhe t’ju kontaktojnë

Kur dikush ka nevojë për shërbimin tuaj, duhet ta gjejë biznesin dhe të kuptojë pse t’ju zgjedhë. Ne kujdesemi që faqja, reklamat dhe profilet tuaja ta bëjnë këtë të lehtë.

Ju merrni një ekip që përgatit materialet dhe ndjek punën. Kështu keni më shumë kohë për t’iu përgjigjur kërkesave dhe për t’u kujdesur për klientët.

  • Ju gjejnë më lehtë
  • Kuptojnë çfarë ofroni
  • Kanë arsye t’ju besojnë
  • Ju kontaktojnë pa vështirësi
Bisedë për marketingun dhe nevojat e një biznesi.

Shërbime marketingu në Tiranë

Doni më shumë kërkesa, një faqe të re apo ndihmë me postimet? Zgjidhni shërbimin që ju duhet ose na shkruani që ta gjejmë bashkë.

SEO dhe renditje në Google

Ju ndihmojmë të gjendeni nga njerëzit që kërkojnë shërbimet tuaja dhe t’i ktheni vizitat në kërkesa.

Shikoni shërbimin

Reklama në Google

Arrini klientët që po kërkojnë tani. Ne menaxhojmë reklamat që sjellin telefonata dhe kërkesa për ofertë.

Shikoni shërbimin

Marketing në Instagram dhe Facebook

Prezantoni ofertën te klientë të rinj dhe nxitini t’ju shkruajnë. Ne përgatisim dhe menaxhojmë fushatën.

Shikoni shërbimin

Manaxhim rrjetesh sociale

Na lini neve idetë, tekstet dhe publikimin. Ju fitoni kohë dhe biznesi juaj qëndron aktiv.

Shikoni shërbimin

Ndërtim website

Merrni një faqe që prezanton mirë biznesin dhe e bën të lehtë kontaktin, rezervimin ose kërkesën për ofertë.

Shikoni shërbimin

Lead Generation

Ne përgatisim reklamat, faqen dhe formularin. Ekipi juaj merr kërkesat dhe vazhdon bisedën me klientët.

Shikoni shërbimin

Një ekip që ju heq punë dhe ju sjell mundësi të reja

Ju merrni ndihmën që i duhet biznesit, nga përgatitja e materialeve te ndjekja e kërkesave.

01

Punën e bëjmë ne

Përgatisim tekstet, pamjet, faqet dhe reklamat. Ju na tregoni për biznesin dhe miratoni drejtimin.

02

E dini çfarë paguani

Oferta tregon punën, tarifën dhe buxhetin e reklamimit. I keni të qarta përpara nisjes.

03

Nisemi nga ajo që ju duhet

Zgjedhim shërbimet sipas klientëve që doni, punës që kërkoni dhe buxhetit tuaj.

04

Shihni çfarë po sjell puna

Ju tregojmë vizitat, telefonatat dhe kërkesat që lidhen me marketingun. E kuptoni çfarë po ecën dhe çfarë po përmirësojmë.

Kërkoni një ofertë për marketingun e biznesit tuaj

Na tregoni çfarë doni të arrini. Do t’ju propozojmë shërbimet, punën e përfshirë dhe koston.

Niseni me shërbimin që ju duhet sot

Mund të nisni me një faqe interneti, një fushatë reklamash ose menaxhimin e profileve. Zgjedhim bashkë hapin që i shërben më shumë biznesit tuaj.

Përpara nisjes, ju tregojmë çfarë do të përgatisim, sa do të kushtojë dhe çfarë na duhet nga ju. E merrni vendimin duke e ditur çfarë po blini.

Me rritjen e biznesit, mund të shtojmë shërbime të tjera. E përshtatim planin me punën, buxhetin dhe klientët që doni të arrini.

Kërkoni ofertë
Përgatitje e një plani marketingu për biznesin.

Si punojmë

Ju na tregoni çfarë ju duhet. Ne përgatisim planin dhe merremi me zbatimin.

01

Na tregoni për biznesin

Flasim për shërbimet, klientët dhe atë që doni të përmirësoni.

02

Ju japim një propozim

Shihni punën e përfshirë, çmimin dhe afatin përpara se të vendosni.

03

E marrim punën përsipër

Përgatisim faqet, tekstet, pamjet dhe reklamat. Ju miratoni drejtimin.

04

Ju tregojmë ecurinë

Shihni çfarë po sjell puna dhe si do ta përmirësojmë në vazhdim.

Pyetjet tuaja për bashkëpunimin

Na tregoni çfarë doni të arrini: më shumë telefonata, një faqe të re ose ndihmë me rrjetet sociale. Ne ju propozojmë nga t’ia filloni dhe ju shpjegojmë arsyen.

Ju përgatisim një ofertë sipas punës dhe shërbimeve që ju duhen. Ajo tregon çfarë përfshihet, tarifën dhe buxhetin e reklamave, nëse ka reklamim.

Po. Mund të nisni me një shërbim dhe të shtoni të tjerë sipas nevojës. E ndërtojmë planin rreth punës dhe buxhetit tuaj.

Sipas shërbimit, kujdesemi për planin, tekstet, pamjet, faqen, postimet ose reklamat. Oferta e shpjegon qartë punën që do të bëjmë për ju.

Na tregoni çfarë ofroni, ku punoni dhe cilët klientë doni të arrini. Nëse keni faqe ose profile, na dërgoni adresat e tyre. Ju udhëzojmë për materialet e tjera.

Po. Fillojmë duke parë atë që keni dhe ju propozojmë përmirësimet që ju duhen. Mund të vazhdojmë me faqen, profilet dhe llogaritë ekzistuese.

Ju tregojmë punën e bërë dhe rezultatet që lidhen me shërbimin, si vizitat, mesazhet ose kërkesat. Raportet jua shpjegojmë me fjalë të thjeshta.

Plotësoni formularin ose na telefononi. Flasim për nevojat tuaja dhe ju dërgojmë një propozim. Pasi e miratoni, caktojmë nisjen e punës.

Kërkoni ofertë për marketingun tuaj

Na tregoni çfarë ofroni dhe çfarë doni të arrini. Do t’ju propozojmë si mund t’ju ndihmojmë dhe sa kushton.

Na tregoni çfarë ofroni, ku punoni dhe çfarë doni të përmirësoni.

Histori suksesi

Albania Medical Tour
Crewin
Ketri Web
Klinika dentare KZP
Libroteka
ProHost
The Headliner Group
WhatsApp